• |
ide | kryesore

Përmbyset autobusi në rrugë, 28 persona humbën jetën 

Arkiva, Planet
autobusi.JPG



28 persona kanë humbur jetën pasi autobusi me të cilin udhëtonin është përmbysur. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të kryeqytetit të Tajvanit, Taupei.

Sipas agjencisë së lajmeve të Tajvanit “CNA” në autobus udhëtonin 40 turistë të moshuar që po ktheheshin nga një udhëtim i lule qershive në Taichung.

Një ngjarje e tillë është e rrallë në Tajvan, shtet i cili konsiderohet si nga më të sigurtët në botë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik.