• |
ide | kryesore

Fejohet modelja shqipëtare në ditën e të dashuruarve (Foto)

Arkiva, Paparazzi
and.jpg



Sot ishte një ditë e veçantë për Andonia Dobi-n bukuroshen nga Gjirokastra. Përveç ditëlindjes së 20 ajo triumfoi dashurinë e saj në këtë ditë të shënuar të dashurisë.

Modelja e cila qëndroi për pak javë si Sofi te emisioni i përjavshëm “Zonë e Lirë”,  mjaftoi që ajo të bëhej një fytyrë e dashur për publikun.

Për jetën e saj personale dinim shumë pak gjëra, deri pak javë më parë kur ajo vendosi të postojë në Instagram foto me djalin që i ka vjedhur zemrën.

Një buqetë e madhe me trëndafila të kuq mbante sipër saj numrin 20 dhe një kuti unaze.

Andonia Dobi ka postuar edhe çastin e vënies së unazës duke e shoqëruar me zemra që shprehin lumturinë dhe dashrurinë e saj.

I urojmë Andonias urime ditëlindjen dhe jetë të lumtur.

7d0ef27a945211a3d8ef3ddc956143ba 70221eba29ddd65f336f4b2d9c5d3f9c b5443a8c923875502bdaf07e9ea8a06e