• |
ide | kryesore

Martin Garrix vjen në…(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
download (4).jpg



“Pas një fillimi të mrekullueshëm të “Skopje Calling” , vitin e kaluar me performansat e jashtëzakonshme të David Guetta, Robin Schuls dhe “Kungs”, këtë vit qyteti i Shkupit përsëri do të jetë nikoqir i artistit momentalisht më të madh botëror”, porosisin nga “Produksioni Avalon”.

Përformansa e Martin Garrix do të mbahet në kuadër të festivalit “Skopje Calling” me 23 qershor në stadium e ribrenduar “Filipi i Dytë” (Telekom Arena).

Martin Garrix, i riu që pushton botën me hitet me Bebe Rexhën dhe Dua Lipën

Edhe pse është vetëm 20-vjeç, Garrix asnjëherë nuk mungon së qeni pjesë e festivaleve më të mëdha botërore si “Coachella”, Ultra Music Festival”, “Tomorrowland” duke rrëmbyer pozitën e përformuesit kryesor.

Përmes hitit “Animals” Martin Garrix, atëhëre vetëm 17 vjeçar, arriti famë botërore. Ndërsa aktualisht kryeson top listat botërore me hitet “In the name of love” bashkë me Bebe Rexha dhe “Scared to be lonely” me  Dua Lipa.

Përndryshe, para përformansës së Martin Garrix, në festivalin “Skopje Calling” do të ketë edhe shumë emra të tjerë si dhe një tjetër artist botëror që do të bëjnë hapjen e mbrëmjes.

Detajet lidhur me çmimet e biletave për këtë manifestim dhe në përgjithësi për festivalin “Skopje Calling”, do të bëhën të ditura ditën e hënë, më 20 shkurt në orën 21.