• |
ide | kryesore

Tuna inspirohet nga Beyounce, bën set fotografik(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
tuna-sejdiu-babe.jpg



Këto ditë, në qendër të faqeve rozë, ka qenë Beyonce me fotot e saj të shtatzënisë. Lajmi që një nga këngëtaret më të njohura, është shtatzënë, me binjakë, nuk kishte si të mos bënte bujë. Sidomos pas haq herësh kur për këtë shtatzëni ishte folur e stërfolur, prej kohësh.

Ashtu siç ndodhi me lajmin e shtatzënisë së Altuna Sejdiut, që arriti pikun e lexueshmërisë nëpër media, pasi ishte spekuluar gjatë.

Dhe tani, mësojmë që Tuna ka në dorë një tjetër gur rezervë për të bërë bujë në media, fotot e shtatzënisë. Ajo ka postuar një foto gjatë realizimit të një seti fotografik, që nuk kemi pse të mos mendojmë që është ai speciali. Nuk do kishte kuptim që Tuna, me një pasion të veçantë pas fotove, të mos realizonte një set të veçantë gjatë pritjes së fëmijës. Tani mbetet vetëm t’i shohim…