• |
ide | kryesore

Aktorja tregon incidentin që për pak i mori jetën në xhirim!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
images.jpg



Drew Barrymore ka zbuluar incidentin që thuajse i mori jetën asaj teksa po luante një skenë që shkoi shumë keq. “Ishte diçka e tmerrshme”, ka thënë fituesja e “Golden Globe” në një intervistë të dhënë për “Us Weekly”.

Barrymore, e cila luante rolin e Sheila, një agjente e pasurive të paluajtshme nga Kalifornia, e cila shndërrohet një mumje, ka përfunduar dy ditë në spital në qershor të vitit 2016, si pasojë e incidentit.

Teksa po tentonte të hidhej sipër një burri për ta vrarë, ajo është rrëzuar dhe ka goditur kokën e saj në një dysheme betoni, rrëzim që i shkaktuar asaj një dëmtim të tru. “Ishte tepër serioze. Nuk kisha kaluar një gjë të tillë asnjëherë në jetën time”, ka shtuar aktorja 41-vjeçare.

Falë kujdesit të mjekëve, Drew ka mundur t’ja dalë dhe pas 1 jave i është rikthyer xhirimeve.