• |
ide | kryesore

Motra e Beyonce shpërthen ndaj ‘Grammy Awards’!

Arkiva, Paparazzi
auto_Screenshot_151487243730.jpg



Solange Knowles motra e këngëtares së famshme Beyonce ka shprehur përmes rrjeteve sociale inatin e saj ceremoninë e “Grammy Awards”, ku motra e saj nuk fitoi çmimin për “Albumin më të mirë të vitit”.

30-vjeçarja ka bërë një postim, i cili është fshirë më vonë, duke treguar se që prej vitit 1997, vetëm dy artistë me ngjyrë kanë mundur të rrëmbejnë trofeun më të madh të mbrëmjes.

Drejtuesja e “Saint Records”, shkroi: “Ka patur vetëm dy artiste me ngjyrë që kanë fituar çmimin për “Albumin më të mirë të vitit” këto 20 vitet e fundit. Ndërkohë kanë qenë mbi 200 artistë me ngjyrë që kanë performuar në skenë”.