• |
ide | kryesore

Reagon Federbet: Tirana-Kukësi nuk ishte futboll, por prostitucion

Arkiva, Sport
Federbet-1.jpg



Ndeshja e  komentuar gjatë në Shqipëri ka rënë në radarët  e kompanisë së monitorimit të basteve, “Federbet”. Kjo e fundit, nëpërmjet faqes së saj zyrtare në Facebook, ka pasqyruar plotësisht atë që ka ndodhur në ndeshjen Tirana- Kukësi.

Federbet nëpërmjet faqes së saj zyrtare në Facebook, ka pasqyruar plotësisht atë që ka ndodhur javën e fundit në futbollin shqiptar.

Titulli i Federbet ka qenë  “Ky nuk është futboll, ky është prostitucion”. Skandal i madh në futbollin shqiptar.

“Federbet” tregonte për opinionin ndërkombëtar se si kishin rrjedhur ngjarjet në këtë sfidë, duke publikuar edhe pasqyrimin që i kishin bërë mediat shqiptare asaj.

Madje ata kanë ekspozuar videot e golave të sfidës së kampionatit që përfundoi me rezultatin 2-1 për Kukësin.

Në të kaluar “Federbet” është bërë faktor dhe  ishte kompania e cila akuzoi e para Skënderbeun për trukimet e ndeshjeve në Kupat e Europës si dhe në raportet e saj ka publikuar vazhdimisht edhe ndeshjet e kampionatit shqiptar si të manipuluara në favor të basteve sportive.