• |
ide | kryesore

Bebe Rexha i hap “luftë” kolegeve (VIDEO)

Arkiva, Paparazzi
beberexha-1-550x316.jpg



 

Pas disa vitesh pune për artistë të njohur të muzikës amerikane, shqiptarja Bebe Rexha më në fund ka na duar albumin e saj të parë.

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, këngëtarja ka publikuar sot pjesën e parë të albumit me titull “All Your Fault”, pjesë e të cilit janë edhe bashkëpunimet me reperat G Eazy dhe Ty Dolla $ign.

Albumi i parë i 27 vjeçares është një ndërthurje e ritmeve elektronike, hip hop dhe pop. “Fuck Fake Friends” është bashkëpunimi i Bebes me reperin dhe bashkëpunëtorin e saj të ngushtë G Eazy me të cilin punuan edhe për hitin “Me, Myself & I”.