• |
ide | kryesore

Big Brother befason me opinionisten e këtij viti!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
bb-albania-8-logo_1487416235-6259936.jpg



 Sivjet kurioziteti është i madh. Javë pas jave janë zbuluar detaje që do të shohim në këtë edicion të ri, si në lojën brenda shtëpisë së famshme, ashtu edhe në studion e madhe nga e cila drejton Arbana Osmani.

Sa i takon pozicionit të opinionistit, një rol kyç në spektakël, ka ndryshime. Mësohet se nuk do të jetë një emër i vetëm, por zëri që do të japë opinionin nga jashtë për lojën dhe personazhet, do të ndryshojë gjatë javëve. Një prej emrave që përfliten për t’u ulur në poltronë, është ai i Najada Konomit, një nga vajzat më të njohura që kanë marrë pjesë në këtë “reality”. Noçja, siç e njohin të gjithë, ishte finaliste në edicionin e parë të “Big Brother”. Ajo punon prej vitesh në projekte që kanë të bëjnë me kulturën dhe pikturën.