• |
ide | kryesore

Lori Hoxha flet live për pjesëtarët e familjes…

Arkiva, Paparazzi
eb000908c954e1ec9b15fa965ccdbd95.jpg



 Gati 2 mijë sy po i ndiqnin motrat Hoxha në kohë reale dhe pyetjet që iu drejtuan Lorit ishin nga më të ndryshmet. Gjithsesi ajo nuk qëndroi gjatë duke i sugjeruar të gjithëve të ndiqnin “The Voice” në “Top Channel”.

“Po e ndiqni “The Voice”? Shihni “The Voice, mos bëni pyetje”, u shpreh Lori. Më tej ndjekësit e pyetën për nipin, vëllain Itan apo edhe për qerpikët. Pyetje të cilave Lori iu përgjigj lehtësisht. “Nipi është për marshalla.  Vëllai do të bëhet futbollist. Qerpikët nuk janë të mitë, sapo i kam bërë. Janë gjëja më e bukur që mund të bëjë njeriu vetëm se është shumë e lodhshme”, tha Hoxha e cila është njëherësh edhe një nga blogeret e modës shqiptare.