• |
ide | kryesore

Shkëlzen Berisha në protestë, Armina mungon. Arsyeja është…(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
armina-mevlani-shkelzen2015.jpg



Ditën e sotme, në Tiranë është duke u zhvilluar protesta e opozitës.

Shkëlzen Berisha sëbashku me motrën e tij Argita Berishën, nuk mund të mos ishin krah babait të tyre në këtë ditë. Por ajo që është vënë re është mungesa e partneres së tij, Armina Mevlani.

Sigurisht që Armina nuk mund të dilte në protestë pasi nga postimet që ka bërë në rrjetet sociale, ka treguar se ka thyer kyçin e këmbës. Blogerja vazhdon të postojë gjithashtu edhe foto nga pushimet dhe blogu i saj pa u përfshirë aspak në punët e partnerit. Këtë gjë e dëshmojnë edhe fotot që ka postuar pak më parë në Instagram ku ka treguar se sapo ka përfunduar shkrimin e pushimeve të saj në Meksiko.