• |
ide | kryesore

VIDEO/ Hysaj dhe Memushaj shkëlqejnë në fitoret e Serie A

Arkiva, Sport
165305949-8bbe9f69-89f7-4ddd-8387-8b2a6a9ed28d-470x261.jpg

Emërimi i Zdenek Zeman në stolin e Peskarës ka ngjallur shpresat e kësaj skuadre. Këtë të diel “delfinët” me kapiten shqiptarin Ledian Memushaj morrën fitoren e dytë në sezon kundër Genoa duke triumfuar 5-0. Memushaj dha dy asiste duke u vlerësuar nga mediat me notën 7, nga më të mirat te skuadra e tij. “Një asist i dyfishtë dhe teknikë e lartë për lojtarin e kombëtares shqiptare që tregoi më të mirën e tij sot” –shkruan Eurosport.


Në ndeshjet e sotme, protagonist ka qenë edhe Elseid Hysaj me fanellën e Napolit që fitoi 3-1 në transfertë ndaj Kievos. Ka qenë pikërisht një pasim i mbrojtësit shqiptar që solli edhe golin e avantazhit të napolitanëve me Insinjen në minutën e 31 të takimit. Hysaj u vlerësua me notën 6 ndërsa komenti Eurosport ishte: “Një pjesë e parë e mirë për ish-lojtarin e Empolit që u tregua gjithmonë i përpiktë me krosat në qendër të zonës. Në pjesën e dytë ishte një nga ata që “harruan të vazhdojnë të luajnë”. /lapsi.al/


Kthehu