• |
ide | kryesore

Aktorja që konsumon ushqim në tualet!

Arkiva, Paparazzi
jessica-biel-post-baby-body1.jpg



Bëhet fjalë për aktoren Jessica Biel, e cila është bashkëshortja e këngëtarit Justin Timberlake dhe nënë e një vogëlushi 22 muajsh.

E ftuar në emisionin e Jimmy Fallon, ajo ka treguar për të gjitha vështirësitë që kalojnë mamatë të cilat merren me rritjen e një fëmije. “Është e jashtëzakonshme! Duhet të jesh gjithë kohës duke u marrë vetëm me ta! Ka shumë raste kur unë konsumoj mëngjesin në tualet teksa mbaroj dushin sepse e kam të pamundur që ta bëj këtë në kuzhinë, ku Silas është gjithë kohës duke kërkuar diçka. Jam e detyruar të ha në banjë!” – ka thënë ajo ndërkohë që kanë shpërthyer të qeshurat në sallë.

Më pas, Jessica ka treguar se përveç këtyre vështirësive, të qenit mama është diçka e mrekullueshme dhe është një bekim.