• |
ide | kryesore

Kylie dhe Tyga “ngrohen” bashkë në publik (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
hoodie1.jpg



Kylie dhe Tyga nuk kanë qenë kurrë të turpshëm për t’u treguar intimë në publik dhe nuk e prishën zakonin e tyre as këtë herë.

Ishte një ditë pak më e ftohtë se zakonisht në Calabasas të Kalifornisë dhe veshjet e plota nuk i mjaftuan çiftit të shumëpërfolur për t’u ngrohur. Kështu bukuroshja 19 vjeçare tërhoqi të dashurin e saj pas vetes duke mos e vrarë shumë mendjen për sytë kuriozë të publikut. Pamja ishte më shumë romantike se sa provokuese pasi çifti po qëndronte i përqafuar nën shi. Interesante ishte edhe zgjedhja e Kylie në veshje, pasi bluza e saj e gjatë e zezë mbante në kurriz një foto të vetë motrës së vogël Jenner me flokët bjonde dhe reçipeta. Si për të treguar që ajo nuk di të jetë vetëm e ngrohtë, por edhe e nxehtë…