• |
ide | kryesore

Luana Vjollca kapet mat teksa kërcen me të dashurin biznesmen!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
luana.png



Emrat e tyre janë lakuar shpesh në mediat rozë, por tashmë s’ka dyshime se Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë me të vërtetë në një lidhje.

Krenari nuk është një emër i panjohur si në botën e showbizit ashtu edhe në atë të biznesit. Pasi çifti në fjalë janë kapur mat nëpër rrugët e kryeqytetit dhe duke bërë shopping në Amsterdam, tashmë janë fotografuar në një mbremje mes miqsh në një restorant në Durrës, siç duket nga fotot.

Në foto duket Luana duke kërcyer para të dashurit të saj, ndërkohë që ai s’ia ndan sytë dhe e duartroket. Ata duken shumë të lumtur, dhe mësohet se gjatë gjithë mbrëmjes janë parë pranë njëri-tjetrit të buzëqeshur dhe duke biseduar.

 

Mesa duket moderatorja seksi ka kaluar një mbrëmje mjaft të këndshme.