• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Tirana: Humbja në derbi për shkak të arbitrit! Do ankohemi!

Arkiva, Sport
Tirana-derbi-2-490x284.jpg



Tirana akuzon gjyqtarin Kridens Meta se ka ndikuar në humbjen ndaj partizanit 2-1 në derbin e luajtur sot. Përmes një deklarate në profilin zyrtar në “Facebook”, klubi bardheblu e cilëson në pozicion jashtë loje golin e parë të të kuqve, si dhe pretendon për një penallti të padhënë në pjesën e parë. Tirana do të kërkojë në FSHF dënimin e kryesorit Meta, ndërsa e cilëson si jo rastësi faktin që i është dhënë në favor vetëm një penallti në 58 ndeshje gjatë dy viteve të fundit.