• |
ide | kryesore

Reagon babai i vajzave të adoptuara nga Madonna (Video)

Arkiva, Paparazzi
madonna.jpg



Adam Mwalë është babai biologjik i dy vajzave Stella dhe Esther ku së fundmi i ka adoptuar Madonna.

Ai është shprehur se nuk i ka braktisur pas vdekjes së nënës së tyre, dhe se nuk e dinte që vajzat nuk do t’i shihte më.

Në një intervistë për The Mail on Sunday, Adam Mwale e ka kritikuar këngëtaren pasi e ka kuptuar se ia ka marrë përgjithmonë dy vajzat katërvjeçare.

“Më është thënë nga fillimi se Esther dhe Stella do të shkonin në shtëpinë e një gruaje të pasur jashtë vendit, se ajo do t’u jepte edukim të mirë, pastaj do të mi kthente, të jetonin me mua dhe do ta ndihmonte gjithë familjen”.

“Tani po më thonë se adoptimi është i përhershëm. Kjo nuk mund të jetë e vërtetë. Nuk dua që të jetë e vërtetë. Unë jam babai i tyre dhe gjithmonë do të jem babai i tyre”, ka thënë Mwale.

Madonnas i është miratuar kërkesa për adoptimin e binjakeve nga Gjykata e Lartë e Malaëit, por babai i tyre thotë se e kanë mashtruar.

“Më është thënë që të pajtohem për gjithçka në gjykatë. Nuk kam besuar se nuk do t’i shoh kurrë vajzat e mia”.

“Kam qenë me kunatin tim, i cili i ka nënshkruar dokumentet e pëlqimit me mua, kurse ne vazhdonim të besojmë se unë do të jem gjithmonë babai i binjakeve dhe ato do të vinin në shtëpi me mua”, ka theksuar Mwale.

Në fillim të këtij muaji, Madonna konfirmoi se ishte tejet e gëzuar për adoptimin e binjakeve. Madje është thënë se Mbretëresha e muzikës pop ka planifikuar një pushim nga karriera për t’u kujdesur për vajzat.

Madonna tash i ka gjashtë fëmijë, katër prej të cilëve janë të adoptuar – të gjithë nga Malawi. Lourdes (20 vjeçe) dhe Rocco (16 vjeç) janë fëmijët biologjikë të këngëtares.

Mr Mwale, who has had no formal education, claimed he was told repeatedly that the singer would be like a foster mother to the twins and they would returnMr Mwale said he had been forced to listen to ‘terrible lies’ when a court-appointed guardian of the children told the judge the father had abandoned his family to marry another woman Madonna, 58, was allowed to take Esther and Stella (above) to New York with her within hours of the court’s agreement to their adoption on February 8