• |
ide | kryesore

Qeveria turke rikthen mbajtjen e shamisë në ushtri 

Arkiva, Planet
turkeyyy.jpg



Qeveria turke ka shfuqizuar normën që ndalonte mbajtjen e shamisë nga femrat në ushtri.
Ushtria është institucioni i fundit që i nënshtrohet këtij ndryshimi, që i jep një goditje të rëndë kushtetutës laike të vendit. 
Mbajtja e shamive në institucionet publike u ndalua në vitet ‘80. Por presidenti pro-islamik i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, argumenton se norma e shfuqizuar ishte vetëm një gjurmë e rëndomtë e së kaluarës.
Mbështetësit e laicitetit e shohin shaminë si një simbol të konservatorizmit fetar dhe e kanë akuzuar presidentin Erdogan se po zhvillon një axhendë islamike, duke i kthyer shumë shkolla publike në institucione fetare.  
Në dekadën e kaluar, norma që ndalonte shaminë u hoq në shkolla, universitete, administratën civile, ndërsa gushtin e vitit të kaluar u hoq edhe nga policia.
Nga ana e tyre, konservatorët janë përgjigjur duke thënë se, për një kohë të gjatë shiheshin si qytetarë të dorës së dytë dhe se mbajtja e shamisë është shprehje e lirive individuale. 
Korrespondenti i BBC në Ankara thotë se hendeku mes fetarëve dhe laikëve në Turqi është i vjetër sa vetë republika, por në vitet e fundit është bërë më i theksuar.