• |
ide | kryesore

Ku gënjen Kadare për Enverin?

Arkiva, Blog
FB_IMG_1487831906574.jpg



Nga Gazmend Kapllani/Kadare eshte dhe do mbetet shkrimtar i madh. Por Enver Hoxha me Hrushovin nuk u ndesh per te shpetuar Shqiperine apo socializmin apo per t’u prishur me kampin socialist. U ndesh per te mbrojtur Stalinin dhe mbi te gjitha per te shpetuar vehten e tij dhe pushtetin e tij absolut dhe kriminal (si adhuruesi me i madh i Stalinit ne kampin socialist). 
Pas Mbledhjes se Moskes Shqiperia u izolua totalisht nga Lindja dhe Perendimi, filloi te ndertonte qindra mijera bunkere, Enver Hoxha u be krejt paranojak dhe aty fillon periudha me e zeze e terrorit ne Shqiperi qe zgjati deri ne renien e komunizmit. 
Ne se nje shkrimtar, sado i madh qofte, vetem e vetem per te mbrojtur nje nga librat e tij ku ben personazh kryesor Enver Hoxhen, ben sikur nuk e njeh kete fakt eshte gjynah edhe per te edhe per librin.

(Sa per Pasternakun dhe Mandelshamin le t’i leme te qete sepse do rrotullohen ne varret e tyre. Ngaqe nuk pranuan te benin asnje kompromis me Stalinin dhe pushtetin i pari vdiq i syrgjynosur dhe i dyti i ekzekutuar).



6 Comments

  1. More zoteri, me tre reshta

    More zoteri, me tre reshta jeni ne gjendje te shpjegoni perse Enveri u prish me Hrushovin? Duhet te jeni gjeni nese e vertetoni kete. Po zgjerohu pak se ne valle ishte edhe Kina e Mao Ce Dunit qe e ndihmoi Shqiperine per gati dy dekada! Ndihma e saj per Shqiperine ne vlere ishte rreth 5 here me e madhe.Por, asnje qeveri, e cfaredollloji nuk mund te siguroje ndihme preferenciale te perhereshme.Ja tani, ne demokraci, nuk ka ndihma, ka borxhe dhe kur nuk i shlyen ka shtrengim rrypi.I.Kadareja i eshte afruar te vertetes, por sigurisht romani i tij eshte nje veper artistike dhe jo nje dokument.Mund te jesh i vogel, por duhet edhe pak dinjitet!

  2. Edhe mund ta marim si

    Edhe mund ta marim si genjeshter  qe Kadareja e beri hero te romanit te tij "Dimri i vetmise se madhe" Enver Hoxhen, por ju hapi syte shqiptareve duke ju thene qofte edhe nepermjet ketij titulli, se ky "hero" e coi Shqiperine ne nje dimer te gjate mizor dhe e izoloi nga tere bota. Po ku jane keta Kapllane e Kapedane qe nuk vlejne kurgje krahasuar me gjeniun Kadare, e nuk e hapen gojen e te beheshin trima qe te dilnin e te denonin hapur Enverin, edhe duke qene te sigurte se mund te hanin plumbin apo burgun ? Trima pas lufte ka shume.

  3. z.Kapllani

    z. Kapllani, Kadare thote qe te shkruash letersi artistike mbi nje fakt historik nuk eshte glorofikim. Vepra nuk merret me qellimin personal apo me efektet politiko-ekonomike, por me pezmin e atij akti politik ku e ardhmja nuk mund te parashikohej as nga H.Kissinger. Ndersa Pasternakun dhe Mandelshamin i merr si shembull per te shpjeguar procesin autosugjestjonues te nje krijuesi ne momente historike me ngarkese te tille ku edhe vete autori pranon me vetedije pozicionimin subjektiv ndaj nje gjykimi te paanshem. Jam me ty kur thua qe ata rrotullohen tashme ne varr, por kjo ngaqe nuk mund te bejne asgje per te shmangur avokaturen qe i ben nje liliput i panevojshem qe kerkon te bjere ne sy kushedi se ku. Une per vete nuk te njoh por jam nje antikomunist i vendosur qe nuk duroj dot qe te gjuhet me balte kushdo qe ka pas kurajon te dale jasht rreshtit te konformizmit te kohes qe ndonjeri kujton me nostalgji totalisht te paarsyeshme per cdo qenie sado inferiore. D.M.

  4. Mbase Kadareja nuk thote te

    Mbase Kadareja nuk thote te verteten e plote, dhe ka shume mundesi qe te jete keshtu, por ky tipi nuk ka goje te flase. Qendrimin e Kadarese mund ta kuptojme ne nje fare menyre pasi behte fjale per nje situate terrori nga regjimi Hoxhist. Nga ana tjeter, Kapllani kujt nuk ju lepi ne Greqi, dhe u ganxhua pas partive te Majta Greke dhe na tregonte perralla se sa tolerante dhe sa qasje konstruktive kiishte Greqia kundrejt nacionalizmit dhe se gjithe ballkani duhet te merrte shembull nga ajo, sidomos Shqiperia. Pafytyresia eshte nje virtut qe ka arritur majat e vleresimit ne kete tranzicionin tone, qe per fat te keq ka prekur edhe shume Shqiptare emigrante. Keta tipa pretendojne se mund te gjykojne gjithcka e kedo pavarsisht se kane bere pak a shume te njejten gje, sigurisht ne kontekste te ndryshme.

    1. disa pytje

      Nikolin Vrapi,

       

      T’them t’drejtn ma shume puqem me mendimin e ketij zotnise per Dimrin e Madh. Mbani pershtypje megjithata gjuha e dhunshme qe perdorni ju komentuesit, kshu qe e bona google kte zotnine qe shkrun dhe mesova ca gjana qe si dija qe eshte shkrimtar i njohun n’Europe dhe n’Shba, pedagog n’universitetet ma te njohuna te amerikes. Bajeni google dhe do shifni vet. Ju zotni te nderum cfare keni ban ne jetn tuj? Ai shkrun me emnin e vet ju pse shkruni me pseudonima si ato nofkat e sigurimsve? Flm qe m’lexut.  

  5. Pasternak nuk ishte

    Pasternak nuk ishte kundershtar i Stalinit. Z. Kapllani mund te jete shkrimtar i madh dhe i njohur, por nuk e njeh te gjithe te vereten. Mandelshtam botoi nje poezi kunder Stalinit. Poezia ushte shume e forte dhe Stalini u zemerua. Atij i ndrhyri nje prej bashkepunetoreve te tij me te ngushte dhe i tregoi se Mandelshtam ishte nje pasuri e madhe e BS ne fushen e letersise. Atehere Stalini iu drejtua Boris Pasternakut, qe njihej si mik i ngushte i Mandelshtamit. Stalini  e pyeti Pasternakun se pse e kishte mik Mandelshatmin dhe cfare mund te thonte ne mbrojtje te tij. Pasternaku e mohoi miqesine me te dhe i tha Stalinit se deshira e tij me e madhe ishte te takohej dhe te fliste me te. Stalini iu pergjigj: ne bolsheviket nuk i mohojme miqte dhe shoket, ndersa me ju nuk kam perse te flas.

    Qofte Cukovskij (z. Kapllani me siguri e njeh kete kollos te letersise ruse), qofte Pasternaku, nuk kane thene kurre asgje kunder Stalinit.

    Shume flitet per Kadarene antikomunist. E si mund te ishte antikomunist nje anetar partie, nje deputet dhe nen/kryetari i Frontit Demokratik. Enveri jo vetem e mbrojti Kadarene, por bashkepunetoret e tij me te ngushte ne byrone politike internuan familjen e Janull Rapit, vetem se kete e krkoi familja Kadare.

    Kadare doli deshmitar ne gjyqin e Zylyftar Ramizit, njerit prej njerezve me kriminele ne Ministrine e Brendshme, por ai, pra Zylyftari e nderpreu deshmine dhe i tha: shiko kush po deshmon! Gjenerali i sherbimit tone. 

    Kadare jo vetem mohoi miqte dhe mbrojtesit e tij Todi Lubonja dhe Fadil Pacrami, por ne shkrime te asaj kohe i quan devicioniste te djathte te rrezikshem.

    Shkrimtar i madh, por njeri i vockel!