• |
ide | kryesore

“Nëpërka” tashmë Zonjë e Parë (Foto)

Arkiva, Paparazzi
la gaviota.jpg



U bë e njohur falë aftësive në aktrim në filmin “La Gaviota” ose ndryshe nëpërka.

Angelica Rivera e cila karakterizohej nga një karakter i fortë në film, mesa duket dhe jeta e saj paska qënë një tenelovelë.

Ajo u nda në vitin 2008 nga bashkëshorti i saj, producenti José Alberto Castro, me të cilin ka tri vajza: Angélica Sofía (e lindur në vitin 1996), Fernanda (lindur në 1999) dhe Regina (lindur në 2005).

Pas dy vitesh u martua me Enrique Peña Nieto, në atë kohë Guvernator i Meksikës, tre vite më i madh sesa aktorja e njohur.
Ai ka gjithashtu tre fëmijë nga martesa e tij e mëparshme.
Disa ditë më vonë, modelja, këngëtarja dhe aktorja e telenovelave deklaroi që do të tërhiqej nga karriera artistike e nisur që kur ishte 17 vjeçe, për t’u fokusuar në “këtë përgjegjësi të madhe në krah të tij dhe përkushtuar shtëpisë sime dhe fëmijëve të mi”, siç thoshte ajo në atë kohë.

Dy vjet më pas, në 30 mars, 2012, Peña Nieto nisi fushatën për president dhe bashkëshortja e shoqëroi kudo.Aktualisht ajo ëshë Zonjë e Parë e Meksikës.