• |
ide | kryesore

Rita Ora shkon me vonesë në emision, organizatorët e presin në këtë mënyrë!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
rita-ora-rex.jpg



Rita duket se ka festuar deri vonë, aq sa ka mbërritur një gjysëm ore me vonëse në emisionin radiofonik të mëngjesit në Radio 1 ku ishte e ftuar.

Por, jo vetëm që nuk e kritikoi njeri, por edhe e mbajtën me të mira pasi pavarësisht angazhimeve të një nate më parë, ajo përsëri nuk e anulloi intervistën. Artisti Stormzy dhe moderatori Nick Gramshaw porositën një mal me pica për të “përkëdhelur” këngëtaren 25 vjeçare, pica të cilat i kanë ngrënë në mënyrën më popullore të mundshme. I kanë shtruar përtokë dhe janë shtrirë edhe vetë duke i konsumuar. Rita Ora e quajti “mëngjes kampionësh”, por nuk e dimë nëse e kishte për sasinë apo mënyrën si u ushqyen.