• |
ide | kryesore

Studim: Pse midis një mashkulli dhe një femre smund të ketë shoqëri!

Arkiva, Planet
Does-your-Boyfriend-have-a-Flirty-Girl-Best-Friend.jpg



Psikologu Robin Dunbar, nga Universiteti i Oxford e bëri këtë zbulim teksa po studionte mënyrën sesi ndryshon rrethi shoqëror nga momenti që dikush përfundon shkollën e mesme dhe futet në universitet.

“Ajo që përcaktonte tek femrat nëse shoqëritë e vjetra shpëtonin ose jo, ishte përpjekja për të biseduar me njëra tjetrën në telefon. Nëse nuk kishte përpjekje, shoqëria mes tyre nuk mbijetonte”, shpjegon eksperti për të përditshmen britanike “Telegraph”. “Të biseduarit nuk kishte absolutisht asnjë efekt tek marrëdhënia e djemve. Ajo që e mbante gjallë shoqërinë mes tyre ishte të bërit gjëra sëbashku, si të shkuarit në një ndeshje futbolli, të dalit në lokal për një gotë, etj.”

Sipas Dunbar, femrat kanë dukshëm një shoqëri më të afërt dhe më intensive. Ndërsa djemtë kanë tendencën që të mos e kenë një gjë të tillë në një marrëdhënie, por të kenë një grup prej katër djemsh me të cilët bëjnë gjëra të ndryshme. Kjo është diçka shumë më spontane.