• |
ide | kryesore

Anktartidë, pritet shkëputja e ajsbergut më të madh në histori 

Arkiva, Planet
ajsbergu.jpg



Akullnaja Larsen C, që gjendet në pjesën lindore të Gadishullit të Antarktidës, sipas BBC, ka pësuar krisje 175 km të gjatë, që pritet të krijojë një ajsberg gjigand.

Nëse krisja do të përhapet edhe 20 km më shumë, atëherë ky bllok akulli do të merrte sipërfaqen e Uellsit, e do të shkëputej për të lundruar në det.

Instituti Britanik i Vëzhgimit të Antarktidës ka filmuar pamje të kësaj krisje, ku në disa raste arrin një gjerësi 400-500 metra. 

Për shkak të mungesës së garancisë për qëndrueshmërinë e zonës, shkencëtarët nuk mund të ngrejnë një kamp studimor në këtë zonë. Për rrjedhojë ata kryejnë ekspedita të shkurtra në afërsi të kësaj zone, e prandaj nuk mund të parashikohet çasti i saktë i shkëputjes, që do të krijonte ajsbergun më të madh të të gjitha kohërave.