• |
ide | kryesore

RTL reportazh për Era Istrefin (Video)

Arkiva, Paparazzi
era.jpg



E nisi karrierën e saj në Kosovë por nuk iu desht edhe shumë kohë që Era Istrefi të ngjitet në majat e suksesit ndërkombëtar.

Me këngën ‘Bon bon’ ajo theu rekord klikimesh derisa emri i saj dhe tingujt e kësaj kënge dëgjoheshin kudo në botë.

Në një reportazh dedikuar Erës, kanali më i shikuar gjerman, RTL2 e ka quajtuar atë si këngëtare mega të suksesshme.

Gjithashtu ata e përmendën hitin ‘Bon bon’ duke analizuar në detaje veshjen aty dhe në klipin e ri që do të publikohet të premtën.

Në RTL2 thuhej se këngëtarja kosovare në klipin e ri është shfaqur edhe më seksi.

Kënga e re e Era Istrefit mban titullin ‘RedRum’, e para e punuar nga ‘Sony Music’.