• |
ide | kryesore

Suedi, mund të marrësh 1 orë leje në punë për të bërë seks

Arkiva, Stil
C_2_articolo_3058588_upiImagepp.jpg



Një orë leje gjatë ditës së së punës për të bërë seks. Është një propozim mjaft i avancuar i një funksionari publik në Overtornea, një qytezë suedeze me 4500 banorë. Punonjësit kanë të drjejtë të marrin një orë leje në punë për të shkuar në shtëpi për të bërë seks.

“Do të ngrinte moralin e tyre, produktivitetin, por edhe …lindshmërinë” – ka thënë ideatori i kësaj iniciative Erik Muskos. Propozimi i tij është pranuar tashmë nga 550 firma dhe do të diskutohet në këshillin e qytezës në ditët në vijim.

Kritikat e vetme për këtë iniciativë kanë ardhur nga “të punësuarit e moshuar” të cilët e shohin “të sikletshëm që të marrin leje për të treguar në publik kur duhet të shkojnë poshtë çarçafëve./lapsi.al/