• |
ide | kryesore

Të jesh një dedektive, si Shkënda Lila! (Foto)

Arkiva, Paparazzi
pasditen.jpg



Filmat me dedektivë janë ato që bëjnë për vete shumë njerëz, por a realizohen këto ëndrra?!

Dihet se në vendin tonë mentaliteti është ndryshe nga çduhet të jetë, por për Shkënda Lilën gjithçka është ndryshe.

Ajo është dedektivja e parë femër dhe është cilësuar si simboli i kësaj kategorie.

E ftuar në “Pasdite në Top Channel” ajo tregon se si u frymëzua dhe çfarë mendon rrethi i saj familjar e shoqëror.

“Ishte e vështirë t’i bindje, por unë ndërkohë isha rregjistruar në shkollë, ndërsa shoqëria më njihte tipin dhe e dinin që mund ta bëja, por prap më shihnin të habitur” ka treguar Shkënda.

Femrat në përgjithësi janë xheloze dhe do të bënin çmos për të kontrolluar të dashurin e tyre, dhe një pyetje e tipit “cila nga gjinitë është më shumë e interesuar” nuk mund të mungonte

“Në përgjithësi ka dhe femra dhe meshkuj të cilët duan të dinë, por në numër më të madh janë meshkujt” ka vijuar ajo më tej.

E pyetur se çfarë mendojnë familjarët tani që ajo është kthyer në një “spiune” Shkënda rrëfen se: “Më kanë frikë, disa herë më thonë mos se kjo të fik derën” ka rrëfyer dedektivja.