• |
ide | kryesore

Trump hakmerret ndaj mediave “armike të popullit amerikan” 

Arkiva, Planet
trumpi.jpg



CNN njoftoi se ishte ndaluar të hynte në seancën informuese të Shtëpisë së Bardhë të kësaj të premteje.

CNN ka raportuar se edhe “New York Times”, “Los Angeles Times” dhe “Politico” nuk janë lejuar të futen në Shtëpinë e Bardhë, duke mos iu dhënë asnjë shpjegim, përveçse “nuk ishin në listë”.

Sipas CNN, “Breitbart”, “Fox News”, “Washington Times” dhe “One America News Network” u lejuan të merrnin pjesë në seancën informuese të kësaj të premteje.

Presidenti Donald Trump premtoi pak më herët se do të bënte diçka ndaj mediave, siç i quajti ai “dinake” dhe armike të popullit amerikan, dhe duket se kjo ka ndodhur ditën e sotme.

Mbledhja e sotme përpara kamerave ishte e ndryshme,

Ndryshe nga herët e tjera, kjo mbledhje para kamerave, u drejtua nga Sekretari i Shtypit, Sean Spicer, por nuk ishte parashikuar të ndodhte sot. Në fakt, nuk është e pazakontë që të hiqet dorë nga informimi përpara kamerave në ditët kur vetë Presidenti i Shteteve të Bashkuara jep një fjalim të rëndësishëm, siç ndodhi mëngjesin e sotëm në “CPAC”, konferencën e aktivistëve konservatorë.

Për këtë ngjarje ka pasur reagime të shumta. Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë ka protestuar ndaj kësaj lëvizjeje, ndërsa disa media si “Associated Press” dhe revista “Time” njoftuan bojkotimin e seancës informuese.