Atalanta e Etrit Berishës bën “hapin e madh”. Fiton 2-0 në fushën e Napolit dhe tashmë është vetëm 3 pikë larg napolitanëve të Elseid Hysajt që mbajnë vendin e tretë të Serie A. Takimi i së shtunës pasdite ishte një ndeshje me dy fytyra për dy nga lojtarët më të mirë të kombëtares shqiptare. “Gardiani” i portës së Atalantës e mbajti rrjetën të paprekur pavarësisht sulmeve të shumta të Mertens, Callehon dhe Hamsik. Berisha ka marrëy një notë mjaft të mirë për paraqitjen e tij.
Berisha është vlerësuar me notën 7 ndërsa për të komentet e mediuave italiane janë mjaft të mira. “Pritja e me të cilën ai heq nga këndi një top të goditur nga Mertens vlen sa e gjithë bileta për këtë takim. Garanton siguri në repartin mbrojtës në pjesën tjetër të ndeshjes” – shkruhet në mediat italiane.
E kundërta për mbrojtësin shkodran Hysaj. Goli i dytë i Atalantës nisi në krahun e mbrojtur nga Hysaj që u gjend jo në pozicionin e tij. Hysaj u zëvendësua në minutën e 79-të, edhe për faktin se rrezikonte seriozisht të ndëshkohej me të kuq për faullet që po kryente, pasi kishte marrë një të verdhë në pjesën e parë në minutën e 41-të.
Mediat italiane shkruajnë për shqiptarin të cilit i vënë notën 4.5: “Ku ka përfunduar tercini i madh që krosonte dhe shtynte skuadrën në krahun e djathtë? I dobët në fazën e shtyrjes së skuadrës, bën edhe më keq në mbrojtje. Rrezikon të marrë karton të kuq, por falet nga arbitri”./lapsi.al/