• |
ide | kryesore

Era Istrefi harron që ka fustanin e grisur, i del në klip!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
era-istrefi-feat-felix-snow-redrum-9745024-32080-1920x1080-11488023523_1488028271-5421854.jpg



Dje këngëtarja Era Istrefi lancoi këngën e saj më të re, nga shtëpia e njohur diskografike “Ultra Music”. 

Duket se kjo do të jetë kënga do që do katapultojë Erën fuqishëm në tregun ndërkombëtar. Por pavarësisht numrit të madh të stafit që kanë shtëpitë e njohura diskografike, në realizimin e një kënge, duket se në diçka nuk kanë qenë shumë të vëmendshëm. Në fillim të klipit, në sekondën e tetë, në fustanin e kuq të Erës duket qartë një e grisur e fustanit. Nuk dimë cila ka qenë stilistja e Istrefit në këtë këngë, por me siguri që ky ka qenë ndonjë incident gjatë xhirimeve të klipit.