• |
ide | kryesore

Rikthehet Nokia 3310, modeli i ri!(FOTO)

Arkiva, Planet
ddfcfa8868c4cfe3df7a79de733ac083.jpg



Këtë herë, teknologjia befason.

Në Kongresin Botëror të Celularëve, Mobile World Congress, do të lançohet një model i ri i së famshme Nokia 3310. Ajo u hodh për herë të parë në treg 17 vjet më parë dhe u bë një sukses për disa arsye, lojën e “Snake”-ut, zilet e ndryshueshme etj.etj. dhe për jetëgjatësinë e baterisë.

Modeli i ri 3310 do të kushtojë 59 € dhe do të jetë më i hollë, më i lehtë dhe me tri ngjyra: i kuq, i gjelbër dhe i verdhë. Mendohet që gjithsesi nuk do të ofrojë rezolucion të lartë, për të mbrojtur baterinë.

Më shumë do të mësohet gjatë Kongresit që do të mbahet nga 27 shkurti deri në 2 mars. Nokia ia ka shitur asetet e saj Microsoft-it, por kompania që qëndron pas modeleve nostalgjikë, HMD Global, shpreson të grumbullojë ca të ardhura duke rikthyer bashkë me disa modele të reja edhe 3310.