• |
ide | kryesore

Zbulohet sekreti i fundit për Samsung S8

Arkiva, Planet
samsung_1487966772-5326303.jpg



Kompania Samsung ka konfirmuar se në muajin prill do të inagurojë telefonat e shumëpërfolur Galaxy S8 dhe S8 Plus.

Dy telefonat e Samsungut do të dalin në shitje më 21 prill në Korenë e Jugore. Galaxy S8 pritet të ketë ekranin 5.8-inç Super AMOLED me rezolucion Quad HD +, ose ekranin 5.6-inç me kënde të lakuara, transmeton Koha.net.

Telefoni do të ketë 4 gigabajt RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, me mundësi zgjerimi përmes microSD. Pajisja e re do të ketë dy kamera kryesore me 12 megapixel ndërsa ajo ballore do të jetë 8 MP.