• |
ide | kryesore

Trump “mund” Obamën për borxhin publik, mediat nuk e publikojnë

Arkiva, Planet
trumpp.jpg



Presidenti i SHBA- ve, Donald Trump, nëpërmjet një statusi në Twitter është shprehur se ka arritur të ulë borxhin publik amerikan me 12 miliardë dollarë gjatë muajit të parë në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa paraardhësi i tij, Obama, e kishte rritur me 200 miliardë dollarë për të njëjtën periudhë.

Trump nuk ka lënë pa kritikuar edhe mediat të cilat sipas tij nuk e kanë raportuar këtë fakt.

 “Media nuk e ka raportuar faktin se borxhi kombëtar në muajin e parë timin si President i SHBA-ve u ul me 12 miliardë dollarë, ndërsa Obama e rriti në 200 miliardë në muajin e parë.” – shkruan Trump. 

The media has not reported that the National Debt in my first month went down by $12 billion vs a $200 billion increase in Obama first mo.

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) February 25, 2017