• |
ide | kryesore

Ajola Xoxa shtatzënë, këto janë fotot që ngritën dyshimet

Arkiva, Paparazzi
ajola eri.jpg



Në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojnë zëra se Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erjon Veliaj mund të jetë shtatzënë.

 Shkak për këtë është bërë një foto e çiftit Veliaj ku Xoxa shfaqet më e mbushur në fytyrë se më parë dhe me një fustan që duket sikur i tregon një bark të fryrë.

 Këto mund të jenë thjesht aludime, nxitur nga dëshira e njerëzve për ta parë çiftin së shpejti me një fëmijë, ashtu sikurse ndodhi gjatë intervistës në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ku një pjesë e madhe e pyetjeve nga publiku ishin në lidhje me një shtatëzani të Ajolës.

Kjo nuk është hera e parë që për shkak të formës së fustanit, të aludohet për një shtatëzani, e njëjta gjë i ka ndodhur pak kohë më parë edhe këngëtares Elvana Gjata e cila u përfol se ishte në pritje të një fëmije për shkak të fustanit./ Xing.al/