• |
ide | kryesore

Aktorja nderohet me trofe pas 8 vitesh, fjalim prekës në Oscar!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
viola.png



Mbrëmjen e djeshme, aktorja Viola Davis arriti të jepte fjalimin më të ndjerë në gjithë karrierën e saj.

Ajo nuk i mbajti dot lotët teksa merrte në duar statujën që e kërkoi për 8 vjet, por që arriti ta fitonte vetëm me rolin e saj në filmin “Fences”.

“E dini që ka një vend ku mblidhen njerëzit me më shumë potencial dhe ai është varri. Njerëzit më pyesin gjithmonë se çfare historish dëshiron të tregosh, dhe unë them ‘zhvarrosini ata trupa, zhvarrosini ata njerëz…ata trupa janë historitë e njerëzve që ëndërruan. Falë Zotit unë u bëra një artiste, sepse ky është profesioni që i gëzohet më shumë domethënies së jetës.