• |
ide | kryesore

Deri sa arrijnë shpenzimet e yjeve për natën e madhe të Oscars?! (Foto)

Arkiva, Paparazzi
oscar1.jpg



Ne i shohim vetëm ditën e ndarjes së çmimeve.Por çdo të thotë të jesh pjesë e Oscars 2017?!

Një fustan i bukur, një pal këpucë të veçanta, bizhuteri, etjetj.

Yjet fillojnë përgatitjet e tyre muaj më parë makeup, maska për fytyrën, flokë, stilistë, tranierë e shumë të tjera me qëllim që të shkelqejnë më shumë se kurrë në mbrëmjen më të rëndësishme të vitit.

Rrjedhimisht edhe shpenzimet nuk janë të pakta. Duke ju sjellë këtu një shembull po ju themi se sipas stilistëve, vetëm fustani i një personazhi mund të arrijë deri në 14.200 euro ($ 15.000).

Le të shikojmë tani më qartë shpezimet bazë për përgatitjet beauty dhe fashion të natës së madhe.

Fustani

Kuptohet që është një nga zgjedhjet më të rëndësishme të mbrëmjes. Duke u rikthyer në vitin 1955, kujtojmë Grace Kelly që zuri faqet e para të gazetave me fustanin më të shtrenjtë në atë kohë. Vetëm copa icy-blue për fustanin e saj, që u dizenjua nga Edith Head, kushtonte 3.800 euro ($ 4.000). Me kalimin e viteve shpenzimet rriteshin me shpejtësinë e erës. E kemi fjalën për fustanin Valentino të Kate ëinslet në vitin 2007 që kushtonte rreth 94.700 euro ($100,000), ndërsa fustani Gucci i Cate Blanchett i zbukuruar me mijëra gurë Sëarovski, kushtonte pothuajse dyfishin, rreth 175.000 euro.

Aksesorë-bizhuteri

Nëse mendoni se shpenzimet kryesore ndalen tek fustani, e keni gabim. Sepse aksesorët dhe bizhuteritë e përzgjedhura janë ato që bëjnë diferencën dhe veçojnë pamjen e yjeve. “Zakonisht yjet nuk mbajnë bizhuteri që kushtojnë më pak se 295.000 euro”, thotë eksperti Vashi Dominguez. Disa bizhu të veçanta mund të kushtojnë miliona euro, ashtu si unaza e Beyonce me vlerë prej 9 milion e gjysëm euro, ose diamantët dhe gurët e çmuar të Amy Adams në vitin 2011 që kushtonin rreth 1 milion euro. Këtu vlen të përmendet edhe varësja e Nicole Kidman që kushtonte rreth 7 milion euro.

Stilisti

Sigurisht që për të gjetur fustanin e duhur duhet mendimi i një specialisti. Dhe në këtë rast ai është stilisti. Shërbimet e tyre, pra, sipas Forbes arrijnë rreth 7.000 euro në ditë.

Përgatitja beauty

Dihet që yjet janë vazhdimisht nën një rutinë beauty për të mbajtur lëkurën dhe fytyrën e tyre të shdrritshme. Përgatitjet për natën e madhe fillojnë muaj më parë dhe vlera e tyre fillon që nga 500 euro. Si shembull këtu do të sjellim terapinë që aktorja Mila Kunis bën para mbrëmjes. Ajo ka vlerë prej 7000 eurosh.

Makijazhi

Nuk bëhet fjalë vetëm për fytyrën, por për të gjithë trupin. Këtu përfshihen shërbimet e flokëve, makijazhit, manikyrit, seancat e nxirrjes, depilimi dhe gjithçka tjetër që kërkohet nga ana e yjeve. Vlera e paketës të përgjithshme fillon nga 9.000 euro dhe shtohet në varësi të preferencave…

Buzëqeshje e shndrritshme

Yjet zakonisht vizitojnë klinikat për zbardhjen e dhëmbëve rreth 2 javë para natës së madhe. Shuma që shpenzojnë për këtë shërbim shkon deri në 2.000 euro.

Këpucët e Borëbardhës

Sigurisht që yjet nuk mund të veshin këpucë nga brand-e të rastësishme, por zgjedhin disa nga markat më të njohura si Gucci, Yves Saint Laurent, Prada, Louboutin apo Balenciaga, duke shpenzuar mesatarisht rreth 3000 euro.