• |
ide | kryesore

Gabimi trashanik në Oscar, ngatërrohen filmat fitues! (VIDEO)

Arkiva, Paparazzi
la-la-land-new-poster-620x360.jpg



Pas gafës së Steve Harvey-t në “Miss Universe”, ku prezantuesi i kompeticionit shpalli fituese miss-in e gabuar, e njëjta gjë ka ndodhur në fund të ndarjes së çmimeve Oscar.

Nuk e dimë nëse ka qenë apo jo e qëllimshme, por fillimisht fitues i çmimit ‘Filmi më i Mirë’ u shpall ‘La La Land’. Aktorët Warren Beatty dhe Faye Dunaway u ngjitën në skenë për të lexuar zarfin ku ishte shënuar emri i filmit fitues, por rezultoi se në dorë ishte zarfi i gabuar, ku qëndronte emri i ‘Aktores më të Mirë’. Emma Stone – La La Land shkruhej në copën e letrës, duke ngatërruar të dy aktorët, që e shpallën si filmin fitues.. 

Pak minta më pas me ndërhyrjen e kastit të La La Land që vunë re se diçka nuk shkonte në letrën që mbanin në dorë, çmimi i madh iu dorëzua “Moonlight”