• |
ide | kryesore

Receta magjike e limonit për fytyrën!

Arkiva, Stil
images.jpg



 Pa shkuar deri tek produktet e kozmetikës, limoni është miku special për lëkurat mikse.

Ai përmban enzima pastruese dhe është një astringjent i shkëlqyer. Lëngu i limonit dhe tuli i tij ndihmojnë në zvogëlimin e poreve. Ndërsa vaji esencial nga lëkura e tij ka veti antiseptike, rigjeneruese dhe antibakteriale.


RECETA E SHTËPISË: Lëngun e shtrydhur të një limoni e përziejmë me një karotë të grirë imët. Pelten e përgatitur e vendosim me ndihmën e një garze në fytyrë dhe e mbajmë për 20 minuta. Pastaj e pastrojmë me një pambuk të lagur në lëng limoni. Ngjyra është shkëlqyese dhe poret të zvogëluara dukshëm.