• |
ide | kryesore

Rikthehet Nokia, modeli i ri ne shitje!(FOTO)

Arkiva, Planet
nokia.jpg



Pavarësisht se jetojmë në epokën e Smartphone-ve, celulari historik do të mbetet gjithmonë ai, Nokia 3310. Me një bateri që zgjat me ditë të tëra dhe material aspak delikat, tani, ai duket si ëndërr për gjeneratat e Iphone-ve.

Por ajo që jo të gjithë e dimë, është se Nokia ikonike ka lançuar të dielën modelin e ri 3310, me një bateri më të mirë se më parë. Pas shumë vitesh shkëputje, kompania prezantoi modelin e ri, me një dizajn më të sofistikuar dhe çmim më të lirë. Vetëm 59 euro, Nokia 3310 do të vijë në 4 ngjyra: i zi, i kuq, i verdhë dhe gri. Përveç memories, do të ketë dhe kamera më të zhvilluar.