• |
ide | kryesore

Surpriza e përgatitur nga Jimmy Kimmel në Oscar!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
t etm.jpg



Surpriza më e këndshme në historinë e Oscar-it ishte ajo e moderatorit Jimmy Kimmel.

Papritur, sallën magjike të eventit e pushtuan një grup turistësh, të cilët u gjendën në teatrin e famshëm “Dolby”. Të gjithë me telefona nëpër duar, për të mos humbur asnjë çast nga momenti historik, dukeshin të entuziazmuar teksa shtrëngonin duart dhe përqafonin yjet e Hollywood-it.

Surpriza e Kimmel, shkaktoi emocione dhe të qeshura pafund, origjinale ashtu si vetë mimikat e turistëve që takonin yjet e kinemasë.  Të veshur thjesht, me pamjen e turistit, të ftuarit e papritur kanë shkëmbyer disa batuta me me të preferuarit e tyre, sigurisht me ndihmën e moderatorit