• |
ide | kryesore

Juventus mund Napolin 3-1, Higuain nuk feston golin ndaj ish-skuadrës 

Arkiva, Sport
highuuu.JPG

Juventusi ka fituar betejën e parë ndaj Napolit, në Kupën e Italisë me rezultatin 3-1.


Juventusi ka përmbysur rezultatin ndaj Napolit prej 0-1 për të fituar në fund 3-1, që tani shkojnë në “San Paolo” me një rezultat në favor të Juventusit.


Golin e vetëm për Napolin e shënoi Jose Maria Callejon (36’), ndërsa golat për Juventusin i shënuan Paulo Dybala (47’ e 69’), që të dyja nga penalltia, si dhe Gonzalo Higuain 64’, i cili nuk festoi për golin ndaj ish-skuadrës së tij.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale në Kupën e Italisë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet me 5 Prill në “San Paolo”.

Kthehu