• |
ide | kryesore

Orinda tregon historinë me Turin dhe detajet e dasmës!

Arkiva, Paparazzi
2963b747-331a-4605-bc48-9cd7b348868e---0-.jpg



Përpara se të jepte publikisht detajet e dasmës, prezantuesja dha disa detaje nga e kaluara, për nisjen e historisë së tyre të dashurisë….

“Këtë javë kemi 10 vjet lidhje. Kur nisi nuk mendonim që do të vazhdonte kaq gjatë. Rashë në dashuri shumë shpejt me Turjanin. Ishte Turjani, ishin rrethanat… Ishte një marrëdhënie që nisi natyrshëm, një dashuri e bukur që do jetë besoj dhe shpresoj me bekimin e Perëndisë. Momentet tona janë shumë speciale e nuk mbajmë celular. Kemi qenë gjithmonë shumë të rezervuar. Nuk e ndryshojmë dot këtë pjesën e rezervimit. Do të vazhdojmë t’i përjetojmë gjërat për veten tonë”.

Me tej, duke sqaruar se përshkrimin e dasmës me Turin do e bëjë vetëm sot e jo më deri më 27 korrik, Orinda shpjegoi se ç’do të ndodhë në ditën më të rëndësishme të jetës së tyre.

“Kam veshur fustane ëndrrash pafund tek “Geraldina” por kur shikon fustanin që është i joti, i rikthehesh prapë. Dhe po iu ktheve më shumë se 3 herë është i yti. Unë ia kam vënë syrin e do të vesh vetëm një fustan. Edhe dasma do të jetë vetëm një ditë. Në orën 7 të pasdites do të jetë momenti i altarit kur ne do i themi po njëri-tjetrit me bekimin e Perëndisë. Do të ketë premtime që do i bëjmë njëri-tjetrit. Pas kësaj do të jetë momenti i fotografive, por ne nuk do të pozojmë. Do të ketë disa fotografë që do të kapin momentet më të bukura. S’do të jetë dasmë “country” siç tha Turi, por një dasmë e stilit bohemian. Më pas do të ketë një festë të madhe me njerëzit më të dashur nga fisi e do t’i japim rëndësi edhe miqve të ngushtë”.