• |
ide | kryesore

Anastasia dhe zoti Gray nuk durojnë dot njëri-tjetrin në jetën reale!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
800x400-fifty-shades-of-grey_Qx8spb1.jpg



Jamie Dornan dhe Dakota Johnson jo pak herë na kanë lënë të kuptojmë se e urrejnë njëri-tjetrin dhe filmin që i ka bërë bashkë: “Fifty Shades of Grey”. 

Prandaj edhe qëndrimi i çuditshëm kur dolën në skenën e Oscar për të dhënë një çmim, nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e audiencës, që është mësuar t’i shohë në momente shumë intime. 

Të dy dolën krah për krahu në skenë, me një buzëqeshje të sforcuar, ndërsa Dakota iu drejtua: “Dukesh fytyrë e njohur”. Dhe Jamie në vend të vazhdonte lojën e fjalëve, nënqeshi i sikletosur dhe tha diçka që tingëlloi si: “Unë jam i sigurt që të njoh.” Dikush t’i japë fund këtij filmi dhe këta të dy të shpëtojnë njëherë e mirë.