• |
ide | kryesore

Dalin dokumentat/ “Plehrat e Italisë do të kalojnë tranzit nga Shqipëria”

I pakategorizuar
front6-copy.jpg



Portali italian “Pianeta Italia” i është rikthyer hetimit të çështjes se si 1300 kontenierë me plehra të nisura nga Italia me destinacion në Maqedoni për t’u përpunuar, janë zhdukur në Shqipëri pasi nuk ka të dhëna të kenë kaluar në doganën e Qafë Thanës. Një ditë pas shkrimit që trazoi jo pak mediat në Tiranë ky portal ka publikuar disa dokumenta që tregojnë marrëveshjen e nënshkruar mes provincës së Imeprias në Itali dhe kompanisë që do të bëjë transportin e mbetjeve drejt landfillit të Drislës në Maqedoni duke kaluar tranzit nëpërmjet Shqipërisë. Në 3 faqet e kontratës të publikuara të mërkurën flitet për cmimet që do të paguajnë komunat e rajonit të Imperias për transportin në bazë të peshës.

Dokumentet që publikohen nënvizojnë se “kontenierët do të niseshin nga Italia me destinacion Maqedoninë, tranzit në Shqipëri sipas rregullores EC nr. 1013/2016”.

Sipas burimit në fjalë tashmë diçka mund të ketë ndryshuar pasi sot autoritetet shqiptare mund të ndalojnë transitin e mbetjeve të huaja në territorin e tyre kurse autoritetet maqedonase të heqin dorë nga fitimet e landfillit të Drislla.

“Kjo “diçka” ka ndikuar në veprimin e trafikantëve të mbeturinave. Ku janë tani 1300 kontenierë të zhdukur? Ato mund të verifikohen vetëm nëse autoritetet do të vazhdojnë hetimin. Do të presim…” – shkruan “Pianeta Italia”.

Kjo marrëveshje mban datën 8 shkurt 2016 kur gjithsesi në Shqipëri ishte i ndaluar jo vetëm importi, por edhe kalimi tranzit i mbetjeve. Nuk dihet ende nëse mbetjet kanë hyrë në Shqipëri në bazë të kësaj marrëveshjeje deri tani të mbajtur sekret./lapsi.al/