• |
ide | kryesore

Zbulohen foto të Galaxy S8 

Arkiva, Stil
galaxy_1488396883-1530352.png



Data e lançimit të Samsung Galaxy S8 po afron, dhe fotot e para të “rrjedhura” po fillojnë të publikohen në internet.

Evan Blass, i njohur për parashikimet e sakta të dizajneve të smartphone-ëve, ka postuar një rrjetet sociale një fotografi që sipas tij është Galaxy S8.

Ajo çka dallohet menjëherë është një ekran më i madh dhe më i gjatë. Galaxy S8 do të vijë në dy modele, Galaxy S8 me ekran 5.8 inch dhe Galaxy S8 Plus me ekran më të madh 6.2 inch.

Në këto telefonë inteligjentë nuk mund të mungojë ekrani OLED, skaneri i gjurmëve të gishtave dhe procesori më i fundit i kompanisë Snapdragon 835.

Një dështim i Galaxy S8 do të ishte fatal për gjigandin Samsung, kompani e cila ende është në rikuperim nga dështimi i Galaxy Note 7, që i kushtoi kompanisë dhjetëra miliona dollarë humbje.

Nuk mbetet gjë tjetër vetëm të presim “mrekullinë” e rradhës nga Samsung, nëse kujtojmë suksesin e menjëheshëm që pati produkti lider aktual i kompanisë, Galaxy S7 dhe S7 Edge, një vit më parë kur u lançua. 

(Lapsi.al)