• |
ide | kryesore

Ndodh edhe kjo/ Humb gruan në bast, ia merr shoku

Arkiva, Sport
Letra-shoket-Tanzani-490x612.jpg



Njerëzit kanë arritur limite të reja sa u përket vendosjes së basteve. Nga Tanzania vjen një rast shumë i çuditshëm, ku një tifoz ka humbur gruan e tij. 
Bëhet fjalë për Osasu Obijava, i cili vuri bast me shokun e tij para derbit Jang Afrikans me Simba Klub. Të dy ranë dakord që fituesi i bastit do merrte si shpërblim bashkëshorten e shokut.
Të gjithën këtë e dokumentuan edhe në një copë letër, për të faktuar edhe detyrimin që do të kishte humbësi.
Fatkeqi ishte pikërisht Obasu, i cili, pasi pa ekipin e tij të zemrës që të humbasë ndeshjen, do përballet edhe me humbjen e bashkëshortes.