• |
ide | kryesore

Dietologia e Kimit tregon sekretin e saj për të qenë në formë!

Arkiva, Paparazzi
1464369766-ag-115479-006.jpg



Tashmë, Colette Heimowitz, dietologia personale e  Kardashian, ka nxjerrë sekretet e dietës së preferuar të yllit të reality show-t. “Kim e di se çfarë duhet të bëjë tani. Ka kohë që e bën këtë.”

“Sigurohuni që të keni proteinat e duhura (sepse proteinat ju mbajnë të ngopur dhe kontrollojnë urinë). Kur do të hani karbohidrate, zgjidhni ato me përmbajtje të lartë fibrash dhe sigurohuni që të përfshini edhe yndyrna të shëndetshme në vakt. Nëse ndiqni këto rregulla të thjeshta, do të ndërprisni sheqernat dhe karbohidratet dhe do të jeni të shëndetshëm. Kaq e thjeshtë.”- shprehet dietologia.

E përmbledhur:

1. Hani shumë ushqime të pasura me proteina.

2. Kur të konsumoni karbohidrate, zgjidhni ato të pasura me fibra.

3. Sigurohuni që të keni yndyrna të shëndetshme në çdo vakt.

Heimowitz shton se nëse zbatoni këto rregulla bazike, dieta është mjaft elastike dhe jo e shtrenjtë.