• |
ide | kryesore

Afganistan/ “Mjekët” sulmojnë spitalin, dhjetëra të vdekur

Arkiva, Planet
kabul.jpg



Të veshur me ngjyra të bardha si mjekë, 4 terroristë të armatosur me kallashnikovë hapën zjarr ndaj kujtdo, qofshin roje, mjekë, apo pacientë, duke shkaktuar kështu më shumë se 30 persona të vdekur në spitalin më të madh ushtarak në Kabul.

Vetëm ndërhyrja e forcave speciale nga ajri i detyroi terroristët të tërhiqeshin në mbrojtje, pas disa orësh luftime.

Këtë sulm e mori përsipër ISIS, i cili që prej 2015 ka kryer mjaft sulme terroriste në Afganistan.

Presidenti i Afganistanit Ashraf Gani tha se sulmi ndaj spitalit shkel çdo vlerë njerëzore dhe nuk ka asnjë fe që mund ta justifikojë.

Analistët thonë se ISIS në sulmin ndaj spitalit përdori për herë të parë taktikat e talebanëve, çka tregon dhe aftësimin e militantëve të tij në një shkallë më të lartë rrezikshmërie. /LAPSI.AL/