• |
ide | kryesore

(VIDEO) “Statuja e Lirisë” disa orë pa drita, reagime të shumta në rrjetet sociale

Arkiva, Planet
3 dehe.jpg



Shkëputja e energjisë elektrike ka lënë në errësirë të plotë Statujën e Lirisë në New York për disa orë.

Përveç pishtarit dhe kurorës, Statuja e Lirisë nuk ishte e ndriçuar. Dritat u rikthyen pak para mesnate, sipas WCBS-TV. Kjo ngjarje e rrallë shkaktoi reagim të menjhërshëm në rrjetet sociale, me supozimin se ishte bërë qëllimisht për protestën e së mërkurës “Një ditë pa gratë”.

Sipas zëdhënësit të National Park Service, Jerry Willis ikja e dritave ndoshta ka të bëjë me projektin për vendosjen e një gjeneratori të ri për raste urgjence si ajo e djeshmja. Ai shtoi se shkaku zyrtar do të bëhet i ditur sot, kur skuadrat e punës t’i kthehen projektit të paracaktuar për të parandaluar ngjarje si ajo e djeshmja. /LAPSI.AL/