• |
ide | kryesore

Donald Tusk rizgjidhet për herë të dytë president i Këshillit të BE 

Arkiva, Planet
donald-tusk-reuters_625x372_71436781998.jpg



Ish-Kryeministri polak, Donald Tusk është rizgjedhur në krye të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian, deri në fund të vitit 2019.

Kandidatura e Tusk u këndërshtua nga vetë vendi i tij, Polonia, por kjo e fundit e vetme nuk mund të ndalonte Tusk të rimerrte postin e tij, pasi ish-Kryeministri gëzonte mbështetjen e vendeve të tjera anëtare të BE.

Kjo ishte hera e parë që një politikan ish-Kryeministër nga ish-blloku sovjetik, merrte një post të rangut të lartë në institucionet e Bashkimit Europian.

Tusk erdhi në këtë pozitë pas belgut Herman Van Rompuy, i cili shërbeu dy mandate të njëpasnjëshme që nga viti 2009. Tusk ka qenë kritikues i Rusisë rreth marrjes së Krimesë si dhe për ndërhyrjen ushtarake ruse në Ukrainën Lindore. Ai ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë pavarësisht kostos për ekonominë e BE-së. /LAPSI.AL/