• |
ide | kryesore

Këshilla për të patur një trup në formë si Eva Mendes!(FOTO)

Arkiva, Stil
2b28811164d10263fb97949b55e847dd.jpg



– Edhe pse i pëlqen shumë të vrapojë, pasi ka lindur fëmijë Mendes ka ndryshuar pak rutinën e saj të stërvitjes. “Më pëlqejnë intervalet, ecje e shpejtë, vrap dhe shoh shumë ndryshime krahasuar me 30-45 minutat në pistë. Mes intervaleve ngre edhe pesha,” tha ylli i kinematografisë. I pëlqen të bëjë ‘squats’ dhe ushtrime për këmbët, por së fundmi e ka ulur ritmin për shkak të disa problemeve me hernian diskale.

– Për Evën, të ushtrohesh do të thotë të kudjesesh për veten, prandaj edhe nëse nuk është shumë e motivuar, detyron veten gjithnjë për ta bërë. “Frekuentimi i palestrës është koha që i dedikoj vetes. Të di që një orë mund t’ia dedikoj mirëqenies time është prioritet për mua tani,” tregoi aktorja. Aktualisht ajo stërvitet tre ditë në javë, por gjatë verës ose kur duhet të përgatitet për ndonjë event stërvitet 5 herë në javë. Por jo më shumë se aq, sepse trupi i saj jep më shumë rezultate kur pushon pak.

– Të jesh nënë është palestër më vete. Për Evën ka qenë më e thjeshtë të rikthehet në formë pas ardhhjes në jetë të vajzës së dytë. “Nuk është aq e vështirë sa mendova, sepse jam gjatë gjithë kohës në ndjekje të fëmijëve. Nuk ulem kurrë. Jam vetëm në lëvizje.”

– Lëkura e shëndetshme vjen nga brenda. Eva ka gjithnjë një shishe uje pranë vetes që ta detyrojë të qëndrojë e hidratuar. Ajo përdor pilula me vaj peshku dhe vaj kokosi në fytyrë, për atë shkëlqimin ideal.

– Eva nuk e ndryshon kurrë rutinën e ushqimit. Mëngjesi fillon gjithmonë me vezë dhe një tost që i jep të gjithë proteinat e duhura. Në drekë ha salmon me quinoa ose oriz shoqëruar me sallatë dhe në darkë ha të njëjtën gjë. Ajo pranoi se nuk mërzitet kurrë me ushqimin,s epse i pëlqen ta mendojë si karburant për trupin, por për momentin e vetmja gjë që ëndërron është të hajë darkën e ulur dhe jo duke vrapuar për të ushqyer edhe fëmijët.

– Herë pas here 43-vjeçarja përpiqet t’i bëjë qejfin vetes duke lejuar edhe ëmbëlsira në dietën e saj. Ajo e pëlqen kaq shumë sheqerin sa përpiqet t’i mbushë mendjen vetes çdo dtë se ka nevojë për diçka të ëmbël: “Fundja bëj edhe palestër, mund t’ia lejoj vetes. Mbase jo në darkë, por pas dreke padyshim.”